Telegrafi

Ariana Grande kujton në mënyrë emocionale Mac Millerin

Ariana Grande ka thyer heshtjen pas vdekjes së Mac Miller.

Vetmë një javë pas vdekjes së tij më 7 shtator, këngëtarja atraktive ka shkruar një deklaratë prekëse për ish të dashurin e saj, i cili u gjet i vdekur në Studio City në Calif pas mbidozës me drogë.

Mac Miller ishte vetmë 26 vjeçar dhe ishte shumë i spekuluar për lidhjen e tij me Ariana Granden.

Të premtën Grande postoi një video në Instagram të ish të dashurit të saj duke qeshur teksa ajo po e regjistronte. Ish çifti bashkëpunuan në vitin 2013 për hitin “The Way” dhe u takuan për një vit e gjysmë para se të ndaheshin përfundimisht më herët gjatë këtij viti.

“Të kam adhuruar nga dita që të takova kur isha 19 vjeçare dhe gjithmonë do të të adhuroj. Nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Nuk mund të pajtohem me këtë, ne kemi biseduar shumë herë. Shumë herë. Jam tepër e pikëlluar, jam tepër e dëshpëruar, nuk e di çka të bëj, sepse ishte shoku im më i dashur për aq shumë kohë. Mbi të gjitha gjëra ttjera. Më vjen keq që nuk kam arritur që të të shëroj dhe të largoj dhimbjen. Vërtet kam dashur ta bëj këtë. Shpirti më i ëmbël dhe i dashur që nuk e merituan djajtë. Shpresoj se je mirë tani. Pusho”, u shpreh Ariana në reagimin e saj.

Grande më parë ka reaguar për vdekjen e Mac Miller duke postuar një foto të tij bardh e zi pa shkruar asnjë përshkrim.

Miqt e reperit e kanë lëvduar gjithmonë këngëtaren që i ka qëndruar pranë Millerit.

/Telegrafi/