Telegrafi

Ariana Grande konfirmon se ka marrë vaksinën antiCOVID dhe u bën thirrje fansave që të vaksinohen

Ariana Grande (Foto: Instagram)

Ariana Grande është duke inkurajuar njerëzit që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Krijuesja e shumë hiteve bëri një postim të dielën në rrjete sociale duke ua përkujtuar fansave që të vaksinohen, pasi ajo gjithashtu siguroi informacione në lidhje me variantin delta i cili aktualisht po përhapet në të gjithë SHBA.

Mesazhi i saj për shëndetin publik erdhi pak para se të zbulonte se do të performonte në një shfaqje Fortnite.

Artistja u shfaq nga makina me një maskë të zezë dhe shtoi: “E vaksinuar dhe me maskë. Kjo gjë nuk ka mbaruar akoma”.

“Ndarja e disa informacioneve sepse më intereson dhe nëse mundem, do të doja të ndihmoja këdo që është hezitues ose kurioz në marrjen e vendimit të tyre”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Grande

“Vaksina ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes dhe nëse tashmë jeni të sëmurë me COVID-19, ju ende duhet të vaksinoheni”.

Menjëherë pas postimit, Ariana konfirmoi se do të performojë në koncertin virtual të Fortnite’s Rift Tour të premten.

Marshmello dhe Travis Scott të dy kanë performuar më parë në Fortnite, por Grande është artistja më e madhe deri më tani që është shfaqur në lojë. /Telegrafi/