Ariana Grande dhe Pete Davidson janë edhe zyrtarisht në lidhje, nëse për këtë “zyrtare” mund të konsiderohen postimet në Instagram.
Çifti kanë ndarë foton e parë së bashku që prej se e bënë publike lidhjen e tyre më herët gjatë muajit.
Këngëtarja e hitit “No Tears Left to Cry” dhe anëtari i Saturday Night Live janë shfaqur të thjeshtë në imazhin e publikuar.
Çifti që u takuan në prapaskenë të emisionit të famshëm amerikan kanë pranuar se gjithçka nisi rastësisht.
“E respektoj dhe e adhuroj pa fund jam falënderuese që e kam atë në jetë”, u shpreh Ariana së fundmi.
Pop këngëtarja po bën gati albumin e saj “Sweetener” që pritet të lansohet më 20 korrik.
Ajo së fundmi paralajmëroi edhe projektin “The Light is Coming” me Nicky Minaj. /Telegrafi/