Ariana Grande është gati për albumin e ri dhe ajo e ka konfirmuar këtë.
Të hënën më 1 maj pop superylli ishte mysafir në “The Tonight Show” ku konfirmio lansimin e albumit të ri.
https://twitter.com/ArianaGrande/status/991663073512607744
“Albumi im po vjen këtë verë. Unë kam punuar me Pharrellin, Max Martin, Ilya dhe Savan Kotecha. Quhet “Sweetener” sepse sjell dritë në jetën e dikujt”, u shpreh këngëtarja.
Së fundmi ajo lansoi këngën “No Tears Left to Cry” që hapi top listën në vendin e tretë në Billboard Hot 100.
Ajo aludoi se data e lansimit të albumit mund të jetë më 20 korrik.
Gande po ashtu do të jetë nikoqire në hapjen e Billboard Music Awards në Las Vegas të shtunën.
https://youtu.be/yJBMtkLtKHE
Ariana është një prej këngëtareve më të preferuara amerikano-latine. /Telegrafi/