Këngëtarja Ariana Grande do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me Nicki Minaj. Kënga e tyre e re do të jetë shumë interesante, e ndërsa Ariana ka bërë të ditur së fundmi disa nga detajet e këngës.
Këngëtarja 23 vjeçare ka thënë për MTV, se kënga e re do të jetë interesante dhe tema që do të trajtohet do të jetë “dhimbja pas seksit”.
Pas incizimit të këngës do të fillojnë edhe xhirimet për realizimin e videoklipit, i cili gjithashtu do të ekranizojë temën e shtjelluar në këngë.
Përndryshe së fundmi, të dy këngëtaret janë komplimentuar për paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të MTV video Music Awards. /Telegrafi/