Site icon Telegrafi

Ariana Grande flet për ish-ët e saj në këngën e re

Ariana Grande është hapur duke folur për aventurat e saj në jetën private.

Dhe, këtë bukuroshaj e bëri në projektin e saj më të fundit, “thank u, next”.

Ajo u referohet lidhjeve të saj me Big Sean, Ricky Alvarez, Mac Miller dhe Pete Davidson.

“Mendova se do të përfundoj me Sean, por ai nuk mu përshtat. Shkrova ca këngë për Rickyn, tash i dëgjoj dhe qesh. Për pak sa nuk u martova, dhe e falënderoj Peten. Do doja t’i them faleminderit Mac Millerit, sepse ai ishte engjëll”, këndgon këngëtarja në këngën e fundit.

Në vend se të jetë e hidhëruar, Ariana falënderon ish të dashurit e saj.

Që nga pranvera e ardhshme Grande rikthehet me turneun e saj.

Me 42 data në mbarë Amerikën, turneu fillon më 18 mars dhe përfundon më 18 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version