Site icon Telegrafi

Ariana Grande fillon të ndjekë stilisten shqiptare Lia Stublla në Instagram

Sukseset e stilistes shqiptare, Lia Stublla, jo pak herë kanë dalë jashtë kufijve shqiptarë.

Ajo ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të industrisë së modës dhe muzikës botërore, duke stiluar veshje për disa emra të njohur ndërkombëtarë.

Ndër artistet më të famshme në botë që së fundmi i ka rënë në sy puna e dizajneres shqiptare, duket të jetë Ariana Grande.

Ariana Grande (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja ka filluar të ndjekë Lian në rrjetin social Instagram, për të parë kreacionet e stilistes nga Prishtina.

Foto: SC/Ariana Grande/Instagram

Ariana përndryshe shquhet si një nga njerëzit më me ndikim në rrjetin social Instagram dhe është e dyta në botë pas Cristiano Ronaldos në listën e personave më të ndjekur në botë në këtë rrjet social.

Përveç Lias, Grande ndjek edhe pesë emra tjerë të njohur shqiptarë, përkatësisht këngëtarët Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Njomza dhe Stanajn. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version