Ariana Grande gjatë ditës së sotme (e diel) ka bërë të ditur një lajm mjaft të gëzuar për fansat e saj.
27-vjeçarja ka zbuluar se është fejuar me Dalton Gomez, me të cilin ka disa muaj në lidhje, shkruan Daily Mail.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa publikoi një fotografi me unzën e fejesës.
Unaza ishte prej diamanti, ndërsa për t’u dukur edhe më bukur, anash e kishte një perlë.
Urime të shumta i shkuan nga fansa, kolegë e familjarë të saj, kurse ajo çka mori më shumë vëmendje ishte e nënës së saj.
“Jemi shumë të lumtur që do ta kemi Dalton në familjen tonë”, u shpreh ajo.
Grande përndryshe nuk e ka ekspozuar shumë tashmë të fejuarin në rrjete sociale, duke e mbajtur kështu lidhjen më të konservuar. /Telegrafi/