Site icon Telegrafi

Ariana Grande: Fansat dhe muzika ma shpëtuan jetën

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/ for Billboard/Guliver )

Ariana Grande ka thënë se fansat dhe muzika, “me të vërtetë ia kanë shpëtuar jetën” pas një viti të vështirë.

Viti 2018 ishte i vështirë për të pas vdekjes së ish-të dashurit, Mac Miller dhe në fund të ndërprerjes së fejesës me Pete Davidsonin.

Këngëtarja u tha adhuruesve se ende është duke e rimarrë veten pas disa tragjedive që e kanë përcjell gjatë vitit të kaluar.

“Unë vetëm dua të them se sa mirënjohës jam për jetën time, për njerëzit që më rrethojnë, për ngritjet dhe sfidat, për të qeshurat dhe dhimbjet”, shkruante ajo.

“Unë nuk mund të kuptoj me të vërtetë gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit. Unë nuk e di edhe se ku po shkoj me këtë post, por jam mirënjohës që jam ende këtu”, pohoi bukuroshja amerikane.

Lexo po ashtu Ariana Grande është bërë femra më e ndjekur në Instagram

Ndërkohë, këngëtarja së fundi ka mbajtur një koncert në qytetin e Mançesterit, ku u kritikua për paraqitjen skenike.

Ndryshe, zeshkania ka paralajmëruar se së shpejti do të nis një turne muzikor anembanë globit gjersa është duke punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version