Një nga këngëtaret më të suksesshme të ditëve të sotme publikoi një këngë të re një muaj më parë, e cila bëri që të përballet me kritika të shumta dhe të shndërrohet në një nga personat më të urryer në internet.
Ariana Grande tani ka folur për interesin aktual të tabloidëve për jetën e saj private.
E pyetur se cila është gjëja më e vështirë në jetën e saj tani, Ariana është përgjigjur: “Nuk e di. Ndihem shumë mirënjohëse që jam e përmbushur kaq artistikisht në këtë moment. Nuk mund të ankohem”. Zach më pas komentoi se njerëzit kanë nxjerrë përfundimet e tyre nga kënga e saj kohët e fundit.
Ariana theksoi se albumi është për fansat e saj, duke shtuar: “Fakti është se ne nuk dimë asgjë për tabloidët dhe mediat. Ne kujtojmë në mënyrë selektive se çfarë bëjnë tabloidët me njerëzit, veçanërisht gratë, bazuar në faktin nëse na pëlqen ai person apo jo”, vazhdoi ajo.
“Ne në mënyrë selektive i lëmë hapësirë humanizmit, nuancave”, shtoi ajo. “Nuk kemi pse të hyjmë në detaje, por sigurisht që ndjej zhgënjim, një ndjenjë e pashpjegueshme djallëzore, teksa shikoj njerëzit që keqkuptojnë njerëzit që dua dhe mua”.
Kujtojmë se kënga e saj e publikuar së fundmi “Yes, And?” menjëherë u ngjit në vendin e parë në tabelën globale të Spotify me më shumë se 11 milionë transmetime në ditën e publikimit. Por – shkaktoi reagime mjaft të përziera.
Arsyeja për këtë është polemikat rreth romancës së Arianës me yllin e “Wicked”, Ethan Slater. Thashethemet se të dy janë në lidhje kanë qarkulluar që në korrik dhe ata u shfaqën vetëm pak ditë pasi u bë e ditur divorci i Arianës nga ish-bashkëshorti tashmë, Dalton Gomez.
Ethan gjithashtu së fundmi u divorcua nga gruaja e tij, Lilly Jay. Burime pranë Arianës dhe Ethanit kanë mohuar me forcë spekulimet se ata po tradhtonin partnerët e tyre dhe në vend të kësaj pohojnë se ata filluan të takoheshin në mënyrë romantike vetëm kur të dy ishin beqarë.
Megjithatë, Lilly Jay, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë me Ethanin në gusht të vitit 2022, e ka kritikuar publikisht Arianën, duke i thënë tabloidit Page Six se ajo ndjen se këngëtarja “nuk respekton gratë e tjera”. Ajo gjithashtu tha për DailyMail se “fokusi i saj i vetëm tani është të kthehet në jetën normale me djalin e saj”.
Këngëtarja humbi qindra mijëra ndjekës në Instagram muajin e kaluar. Sipas faqes analitike Social Blade, ajo humbi gjithsej 369,630 ndjekës në Instagram që nga fillimi i janarit, me shumicën dërrmuese të tyre që nuk e ndiqnin pas publikimit të këngës më 7 janar. /Telegrafi/