Telegrafi

Ariana Grande ende e dashuruar marrëzisht në Dalton Gomez

Ariana Grande dhe Dalton Gomez (Foto: DailyMail)

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande është e dashuruar marrëzisht në Dalton Gomez.

Krijuesja e hitit “7 Rings” raportohet se po kalon kohë produktive me të dashurin, pas shtatë muajsh lidhje, shkruan Daily Mail.

Një burim për E News ka thënë: Ariana është ende e dashuruar me Dalton. Kanë një lidhje mjaft të shëndetshme”.

“Ata pëlqejnë që të jenë normal dhe Ari pëlqen që ai është me këmbë në tokë. Ai balancon jetën dhe karrierën e saj. Po ashtu dyshja kalojnë mjaft kohë së bashku”, shtoi burimi.

Vlen të përmendet se çifti kanë qenë duke jetuar gjatë pandemisë coronavirus, ndërsa e konfirmuan edhe në rrjete sociale një gjë të tillë.

Përndryshe, as Ariana e as Dalton nuk po ekspozohen shumë para publikun, pasi dëshirojnë që të shijojnë romancën vetëm mes tyre. /Telegrafi/