Telegrafi

Ariana Grande dhe Nicki Minaj do të performojnë së bashku në MTV 2016 (Foto)

Këtë të diel (me datë 28 gusht), do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2016”.

Në këtë eveniment do të ketë shumë befasi, ku do të performojnë yjet më të mëdha të tregut ndërkombëtar, si: Beyonce, Adele, Kanye West, Rita Ora, Justin Timbarlake, Selena Gomez, Ed Sheeran, Rihanna etj.

Pjesë e kësaj mbrëmje do të jenë gjithashtu këngëtaret e njohura, Ariana Grande dhe Nicki Minaj, për të cilat thuhet se do ta ndezin skenën duke performuar së bashku.

Dyshja pritet që së bashku do të performojnë këngën “Side To Side”, shoqëruar me një koreografi të “zjarrrtë” në skenë.

Kjo mbrëmje do të dhurojë plot 18 çmime për artistët, e ndërsa këngëtaret me më së shumti nominime janë: Beyonce (me 11) dhe Adele (me 8 nominime). /Telegrafi/