Ajo vetëm sa është martuar me Dalton Gomez.
Dhe Ariana Grande në rrjete sociale përherë po sjell imazhe me bashkëshortin e saj, shkruan Daily Mail.
28-vjeçarja në një postim të fundit në Instagram publikoi një video të ëmbël, ku shiheshin duke shkëmbyer puthje.
Grande ishte e veshur me ngjyrë kafe të lehtë, derisa po kalonte kohë me Gomez.
Krijuesja e hitit “7 Rings” mbuloi flokët brune me një kapele, ndërsa shikimi saj ishte padyshim nga Daton.
Çifti njoftoi fejesën e tyre në dhjetor të vitit të kaluar pasi kishin dalë për vetëm njëmbëdhjetë muaj. /Telegrafi/