Ariana Grande dhe Cynthia Erivo mahnitën të pranishmit në premierën e “Wicked” në Royal Festival Hall të Londrës, të hënën mbrëma.
Të dyja aktoret, që interpretojnë Glinda dhe Elphaba në filmin e ardhshëm muzikor, treguan stilin e tyre unik në tapetin e kuq.
Ariana, 31 vjeçe, dukej eterike me një fustan të verdhë të mrekullueshëm, të kombinuar me syze të rrumbullakëta të çuditshme, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Cynthia, 37 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të zi futuristik, të zbukuruar me detaje vezulluese.
Në premierë morën pjesë edhe yje të tjerë të filmit.
Ethan Slater, partneri i Arianës dhe interpreti i Boq, ishte elegant me një kostum të zi.
Michelle Yeoh, e cila luan Madame Morrible, tërhoqi vëmendjen me një fustan jeshil e të zi, ndërsa Jeff Goldblum, që interpreton magjistarin, kishte një stil unik me një shall lesh blu.
Premiera e “Wicked”, një nga filmat më të shumëpritur muzikorë, do të shfaqet në kinematë botërore më 22 nëntor. /Telegrafi/