Telegrafi

Ariana Grande debuton si anëtare e jurisë në “The Voice”

Ariana Grande doli në skenë të hënën mbrëma për premierën e sezonit të “The Voice” në NBC si gjyqtarja më e re e shfaqjes për fillimin e audicioneve.

Ishte hera e parë që këngëtarja pop 28-vjeçare qëndronte në karrigen ikonike të rrotullueshme të shfaqjes, por nuk iu desh shumë kohë para se të hynte në garë, shkruan DailyMail.

Foto: Ariana Grande/DailyMail

Ariana së shpejti mësoi se si të ‘luftonte’ me trajnerët e tjerë me përvojë – Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton për të fituar garues të mirë për vete.

Foto: Ariana Grande/DailyMail

Sezoni 21-të i shfaqjes filloi me John, 42, dhe Blake, 45, duke kënduar “Hold on I’m Coming”.

Kelly, 39 vjeç dhe Ariana u bashkuan me ta në skenë dhe hitin e vitit 1967 “Respect” të Aretha Franklin.

Foto: Ariana Grande/DailyMail

“The Voice” do të rikthehet të martën në NBC ndërsa audicionet po vazhdojnë ende. /Telegrafi/