Telegrafi

Ariana Grande bëhet pjesë e jurisë në “The Voice”

Ariana Grande Foto: Instagram/arianagrande

Artistja me famë ndërkombëtare, Ariana Grande, ka të reja për fansat e saj.

Ndonëse nuk është pritur, por këngëtarja tashmë do të jetë pjesë e një kompeticioni tejet të njohur.

Fjala është për “The Voice”, ku krijuesja e hitit “Problem” do të zë vend në njërën prej karrigeve.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetin social Instagram, duke shpërndarë një imazhe të realizuar në skenë.

Ajo etiketoi edhe pjesëtarët e tjerë të jurisë, me të cilët tash e tutje do të bashkëpunojë.

Kujtojmë se Grande mori çmim në “Grammy Awards 2021”, me duetin e realizuar me Lady Gaga. /Telegrafi/