Telegrafi

Ariana Grande bëhet femra e parë që arrin 200 milionë ndjekës në Instagram

Ariana Grande (Foto: Instagram/arianagrande)

Ariana Grande është ndër këngëtaret me famë ndërkombëtare që po arrin të thyej rekorde të njëpasnjëshme.

Kësaj radhe nuk ka të bëjë me projektet e saj muzikore, por me mbështetësit e saj në rrjete sociale, shkruan Daily Mail.

27-vjeçarja ka arritur që të grumbullojë 200 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë femra e parë me këtë rekord.

Ariana ka lënë pas Kylie Jenner me 193 milionë ndjekës dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila ka 190 milionë.

Me të mësuar lajmin për arritjen e Arianas, Lady Gaga e uroi atë në rrjete sociale, duke e konsideruar si një mbretëreshë.

“Urime mikja ime Ariana Grande për 200 milionë ndjekës. Ti je një mbretëreshë. Mbaje kurorën“, ka shkruar Gaga.

Personi i parë që arriti momentin historik të 200 milionë ndjekës në të njëjtën platformë ishte futbollisti profesionist me famë botërore, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/