Telegrafi

Ariana Fejzullahu realizon fotosesion të veçantë në muajt e fundit të shtatzënisë

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana, është duke i shijuar mjaft shumë muajt e fundit të shtatzënisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të katërt, të një vajze.

Me këtë rast, blogerja shqiptare ka realizuar një set të veçantë fotografik, teksa shfaqet tejet në formë në kostumin rozë.

“Nëna mezi po pret të takohet me ty, vajza ime”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat dhe miqtë e saj nuk kanë munguar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ariana Fejzullahu

Ndryshe, Ariana dhe Ermali janë të martuar më shumë se një dekadë dhe tashmë kanë tre fëmijë. /Telegrafi/