Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, njëherësh blogerja Ariana Fejzullahu, pritet të bëhet nënë së shpejti.
Ajo është e martuar prej vitesh me artistin shqiptar, ndërsa janë prindër të tre fëmijëve (Arti, Era dhe Buna).
E njëjta ka organizuar së fundmi një festë “Baby Shower”, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.
Pjesë e kësaj feste shumë të veçantë janë bërë disa prej miqve më të afërt të blogeres.
Nga figurat publike, të pranishëm ishin këngëtarja Orhidea Latifi- Kida si dhe bashkëshortja e Lyrical Son, Gresa Krasniqi.
Ambienti i festës ishte rregulluar mjaft bukur, i dekoruar me ngjyrë të bardhë dhe rozë nga ‘Grand Decor’.
Gjithashtu, vëmendje të madhe mori Ariana bashkë me dy vajzat e saj, të cilat ishin veshur njësoj dhe dukeshin tejet elegante. /Telegrafi/