Çifti Ariana dhe Ermal Fejzullahu kanë gjetur pak kohë këto ditë që të pushojnë në plazh bashkë me fëmijët.
Ata kanë zgjedhur bregdetin e Turqisë, gjegjësisht Belekun për t’i kaluar ditët e para të nxehta të kësaj sezone.
Ermali është shumë i angazhuar në mbrëmje muzikoresi në Kosovë ashtu edhe në vende të tjera të Evropës, përderisa Ariana është përqendruar më shumë në rritjen e fëmijëve.
Kënga e fundit e Ermalit është “Hije” të cilën e solli në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe rezultoi shumë e suksesshme.