Site icon Telegrafi

Arian Zeka Drejtor i Odës Amerikane

Në një komunikatë të OEAK-së theksohet se emërimi i Zekës është bërë në pajtim me Statutin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Zeka i është bashkuar Odës Amerikane në nëntor të vitit 2009, si udhëheqës i Departamentit të Politikave e më vonë si zëvendësdrejtor i Odës Amerikane.

Përvoja e tij e mëparshme e punës përfshin angazhimin në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Projektin e USAID-it për stabilitet dhe rritje ekonomike, Projektin e Bankës Botërore për Zhvillimin e Rinisë, Agjencinë e Lajmeve Kosova Live dhe Programin e Trajnimit të Trupave të Mbrojtjes të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version