Telegrafi

Arian Tahiri lë Bashkimin për Yllin

Arian Tahiri ka kaluar në radhët e Golden Eagle Yllit, ka bërë të ditur vetë klubi i Therandës.

Tahiri, që stinorin e kaluar erdhi nga Trepça te Bashkimi i Prizrenit, këtë stinor do të mbrojë ngjyrat e ekipit verdhezinjve, derisa aty do të ketë edhe ish-shokun e skuadrës, Besnik Azemi, që ditë më parë ka arritur marrëveshje me Yllin.

Ariani ka pasur mesatare prej 2.3 pikëve, 2.1 asistimeve dhe 1.5 kërcimeve për ndeshje ku mesatarisht në 16 shfaqjet e tij në parket në stinorin pranveror me Bashkimin, ka pasur 11.5 minuta për ndeshje.

FBK ka bërë të ditur se Superliga e Kosovës stinorin e ri do t’ia nis më 31 shtator, ndërsa skuadrat kanë afat për transferime të lojtarëve deri më 15 shtator. /Telegrafi/