KB Peja ka siguruar shërbimet basketbollistit Arian Qallaku për sezonin e ri.
Pas angazhimit të trajnerit të ri, klubi pejan tashmë ka nisur edhe përforcimet e skuadrës.
“Arian Qallaku kthehet në Karagaçi. Mirë se vjen në shtëpi, Arian”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.
Qallaku edhe në të kaluarën ka luajtur për Pejën në disa raste, ndërsa në postim janë dhënë edhe disa nga karakteristikat e basketbollistit.
Njëherësh, klubi ka njoftuar se do të angazhojë përforcime të tjera në ditët në vijim. /Telegrafi/