Site icon Telegrafi

Argjilë dhe kamomil kundër pikave të zeza

Maska me argjilë të gjelbër dhe kamomil ndihmon në absorbimin e yndyrës dhe mbylljen e poreve, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– çaj kamomili
– 3 lugë gjelle argjilë e gjelbër

Përgatitja:

Argjila e gjelbër është e rekomanduar për lëkurat me yndyrë. Vëreni kamomilin me ujin të ziejë. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet çaji.

Në një tas hidhni 3 lugë gjelle me argjilë dhe më pas shtoni çajin e kamomilit derisa të realizoni një masë kompakte. Përziejeni mirë dhe më pas aplikojeni në fytyrën e larë më parë.

Lëreni maskën të veprojë për 15 deri 20 minuta. Dhe më pas hiqeni duke e shpëlarë fytyrën me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/

Exit mobile version