Site icon Telegrafi

Argjila e gjelbër largon aknet nga fytyra

Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop

Rekomandohet veçanërisht për lëkurë shumë të yndyrshme, me pika të zeza apo që ka prirje të krijojë puçrra. Argjila e gjelbër përmban shumë minerale si: magnez, kalcium, kalium, bakër dhe selen.

Përbërësit:
* 1 lugë (kafe) argjilë e gjelbër
* 7 pika ujë trëndafili
* 4 pika vaj esencial livande
* 5 pika lëng të freskët limoni

Përgatitja:
Përziejini të gjithë përbërësit duke i zbutur me kujdes derisa të përftohet një masë homogjene.
Vendoseni mbi lëkurën e fytyrës, të cilën e keni pastruar paraprakisht dhe lëreni për 20 minuta. Mënjanoni zonën rreth syve dhe buzët. Shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Kjo maskë këshillohet një herë në javë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version