Telegrafi

Argjentinë, nxënëses ia prenë shokët me dhunë flokët në klasë – turma qeshte dhe nuk ndërmerrte asgjë (Video)

Në internet është duke qarkulluar një video rrëqethëse të bulizmit në një shkollë në Santa Fe të Argjentinës, ku shihet se pasi arsimtari largohet nga klasa, dy nxënës i afrohen një vajze dhe fillojnë t’ia prenë flokët.

Videon e kanë publikuar në rrjetet sociale nxënësit që shfaqen në këtë incident, transmeton Telegrafi.

Thuhet se sapo ka dalë arsimtari nga klasa nxënësit i janë afruar nga pas një vajze të cilët fillojnë t’ia prenë dhunshëm flokët me gërshërë, derisa nxënësit tjerë dëgjoheshin duke qeshur, kurse vajza nuk mund të lëvizte pasi ia mbanin duart dhe vazhdimisht qante.

Ajo çfarë është më rrëqethëse është fakti se askush prej nxënësve nuk ndërmerr diçka për ta ndihmuar këtë vajzë. Ndërkaq, sipas drejtorit të shkollës, Marcelo Buci, pesë nxënës janë suspenduar për shkak të këtij veprimi. /Telegrafi/