Telegrafi

Argjentinë – Brazil, publikohen formacionet zyrtare të finales së Copa America

Argjentina dhe Brazili janë dy Kombëtaret finaliste në Copa America.

Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar një edicion të jashtëzakonshëm në këtë garë të madhe dhe duan triumfin.

Lionel Messi ka qenë fantastik në këtë edicion të garave të Copa America dhe synon që ta fitojë për herë të parë këtë trofe me Kombëtaren e tij.

Por për ta arritur triumfin Messi në Copa America duhet ta mposhtë mikun e tij Neymar që gjithashtu ka bërë mjaftë mirë me Brazilin.

Tanimë dy trajnerët, Scaloni e Tite kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 02:00.

Formacionet zyrtare:

Argjentina: Martinez, Montiel, Romero, Otamendi, Acuna, Paredes, De Paul, Lo Celso, Messi, Di Maria, Lautaro Martinez.

Brazili: Ederson, Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Lodi, Casemiro, Fred, Everton, Paqueta, Richarlison, Neymar.