Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ekipi i trajnerit Lionel Scaloni ka shijuar fitoren e parë në Botëror, pasi pas humbjes befasuese nga Arabia Saudite, tani ka mposhtur Meksikën në në Lusail Iconic Stadium.
Golat në këtë fitore të kombëtares Albiceleste u shënuan nga Lionel Messi (64’) dhe Enzo Fernandez (87’).
⚽ @Argentina 🇦🇷 2 (Lionel #Messi y Enzo Fernández) 🆚 #México 🇲🇽 0
👉 ¡Final del partido!
🔜 El elenco comandado por Lionel Scaloni jugará el próximo miércoles ante #Polonia 🇵🇱
¡Vamos #TodosJuntos! 🤜🤛 pic.twitter.com/81Wx3o97c0
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) November 26, 2022
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht kapiteni argjentinas, Messi, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë me 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e Meksikës, Guillermo Ochoa që u notua me 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/