Kombëtarja e Argjentinës dhe ajo e Islandës kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e tyre të parë të grupeve në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Djelmoshat e Jorge Sampaolit kanë dështuar ta nisin me fitore Kampionatin Botëror pasi janë ndalur me barazim nga Islanda.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (19′) për Argjentinën, ndërsa për Islandën shënoi Alfred Finnbogason (23′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri islandez Hannes Halldorsson, i cili u notua me 7.8 pas pritjes së penalltisë që ia bërë Lionel Messit.
Edhe Messi u vlerësua me notë 7.8, ashtu sikurse edhe Nicolas Otamendi, ndërsa nota më e ulët 6.1 shkoi për Willy Caballeron. /Telegrafi/
Argjentinë:
Islandë: