Telegrafi

Argjentinasja zhvesh fustanin për ta mbuluar fytyrën, por nuk ia arrin qëllimin – del duar zbrazur nga dyqani

Një grua në Argjentinë u zhvesh në të brendshme dhe u përpoq të përdorte fustanin si mbulesë për fytyrën pasi nuk lejohej hyrja brenda dyqanit pa maskë në fytyrë.

“Mos e kërkoni maskën time për fytyrën, unë po e vendos”, dëgjohet duke i thënë ajo stafit të dyqanit në Godoy Cruz, një qytet në provincën perëndimore të Mendoza, përpara se të zhvishet.

Pamjet e kamerave tregojnë gjithashtu një burrë që i afrohet banakut me tre vajzat ndërsa shpaloset skena komike, raporton nypost.

Edhe pse mban një maskë poshtë hundës, babait i lejohet të bëjë porosinë e tij – ndërsa gruaja gjysmë e zhveshur u përpoq ta lidhë fustanin e zi rreth fytyrës së saj.

Kjo nuk e ndihmoi gruan pasi që pronari i dyqanit refuzoi ta shërbejë dhe ajo shihet teksa del me shpejtësi prej shitores.

Ndryshe, gruaja që ishte me një grup prej rreth 10 personash të tjerë, më në fund arriti të merrte ëmbëlsirën kur njëri prej tyre siguroi një maskë. /Telegrafi/