Telegrafi

Argjentinasja “Miss Universe Kosova” po shijon pushimet në Mal të Zi (Foto)

Camila Barraza ishte shpallur vitin e kaluar “Miss Universe Kosova 2016”.

Argjentinasja këtë vit ka përfaqësuar Kosovën në “Miss Universe” në Manila të Filipineve.

Megjithëse u spekulua se ajo është pranë kurorëzimit me lidhjen me të dashurin shqiptar, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Por, Camila pas angazhimeve të shumta në botën e modës, ka filluar pushimet në pushimet në Budva të Malit të Zi.

Bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në bikini ngjyrë të kuqe.

Nuk dihet se kush po e shoqëron Camilën, por duket se ajo po shijon në maksimum rrezet e diellit. /Telegrafi/