Site icon Telegrafi

Argjentinasja “Miss Kosova” në Dubai, bëhet nostalgjike për të dashurin (Foto)

Ajo bëri bujë të madhe me fitimin e kurorës së më të bukurës së Kosovës.

Bëhet fjalë për argjentinasen Camila Barazza, e cila vitin e kaluar e triumfoi në “Miss Kosova”.

Aktualisht, bukuroshja gjendet në qytetin turistik të Dubait për një “fotoshoting” të veshmbathjeve “Royaled by Renad Hefni”.

Lexo po ashtu "Miss Kosova", Barazza me fotoshoting për kompaninë e Dubait (Foto)

Asaj duket se po i mungon i dashuri shqiptar, i cili gjendet në kryeqytetin kosovar të Prishtinës.

Barazza ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e lumtur në krah Haris Çoçajt.

“Ditët e verës … mmmm ok ende verë për mua”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndryshe, Camilla ka përfaqësuar këtë vit shtetin tonë në garat ndërkombëtare, të tilla, si “Miss Universe”. /Telegrafi/

 

A

Exit mobile version