Sot (e enjte) në Filipine është zhvilluar konkursi më i madh i modës “Miss Universe”.
Bukuroshet nga 86 vende të botës po garojnë për kurorën e vitit, gjersa në mesin e tyre gjendet edhe argjentinasja Camilla Barraza, e cila përfaqëson Kosovën në këtë garë.
Ajo është paraqitur sot me një fustan të dizajnuar nga stilistja Vjollca Llapashtica, gjersa kishte realizuar një model të thjeshtë flokësh dhe një grim të lehtë.
E kur jemi te pjesa e makijazhit, bukuroshja argjentinase ka treguar përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, se këtë pjesë e ka realizuar personalisht.
“Makijazhi fillestar i punuar nga vet unë”, shkruan Camila Barraza në mbishkrimin e fotografisë, pak çaste para se të paraqitej në “Miss Universe”. /Telegrafi/