Camila Barraza është vajza nga Argjentina, e cila muajin e kaluar u shpall “Miss Kosova” dhe ngjalli shumë polemnika për fitoren e saj.
Sido që të jetë më pas u bë e ditur edhe në media se Camila është shumë e lidhur me Kosovën, pasi edhe i dashuri i saj është kosovar.
Duke qenë shumë e lidhur me këtë vend, natyrisht se nuk do të mungonte as mbështetja e saj për kombëtaren e Kosovës, e cila sonte (e enjte) luajti kundër Kroacisë.
Ka qenë bukuroshja Agnesa Vuthaj, organizatorja e “Miss Kosova” e cila ka publikuar në Instagram Story një foto të Camilas, ku shihet të ketë veshur një bluzë me ngjyrën e kaltër në të cilën shkruhej “Miss Kosova” dhe numri 14, numri me të cilin ajo fitoi konkurisn.
Mesa duket Camila çdo ditë e më shumë po e dëshmon dashurinë e saj që ka ndaj vendit tonë. /Telegrafi/