Argjentinasja Camila Barraza ditë më parë përfaqësoi Kosovën në garën më të madhe të modelimit në “Miss Universe 2017”.
E bukur dhe me stil, por jo aq sa për t’u futur në 10-shen e më të mirave, gjithsesi Camila ndjehet krenare për prezantimin e saj.
Përmes një statusi në rrjetin social Instagram, Camila ka treguar se ka qenë shumë e nderuar që pati mundësinë ta prezantojë Kosovën në këtë spektakël,
“Jam shumë e lumtur që e përfaqësova vendin tim në mënyrën më të mirë të mundshme, Nuk kam fituar kurorën, por më lejoni t’ju tregoj diçka. E kam pasur njërën ndër eksperiencat më të mira në jetë, kam mësuar shumë dhe kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, e kam prezantuar Kosovën me gjithë zemër, isha krenare që e bëra dhe do të vazhdoj ta bëj…”, janë disa nga fjalët e bukuroshes së shpallur “Miss Kosova”. /Telegrafi/