Site icon Telegrafi

Argjentinasja Camila Barraza e shpallur “Miss Kosova”, shfaqet me veshje kombëtare (Foto)

Vitin e kaluar, modelja argjentinase Camila Barraza u shpall “Miss Kosova”, duke shkaktuar shumë zhurmë për prejardhjen e saj.

Por tashmë ajo është adaptuar shumë mirë me traditat kosovare, pasi edhe i dashuri i saj është nga Kosova.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Barraza është shfaqur me veshje tradicionale në një fotografi në InsaStory.

Asaj duket se i rrinë mjaft bukur kjo veshje, e cila është një punim dore tradicionalisht.

Ndryshe, modelja shquhet edhe për format e saj trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitjet e saj. /Telegrafi/

Camila Barraza shfaqet me veshe kombëtare. Foto nga InstaStory
Exit mobile version