Telegrafi

Argjentinasit i sjellin fitoren e 26 radhazi Zonjës së Vjetër në shtëpi (Video)

Juventusi e ka filluar vitin 2017 në Serie A në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zonja e Vjetër fitoi kundër Bolognas me rezultat 3-0 dhe kjo ishte një fitore e merituar për vendasit.

Goli i parë në takim erdhi nga Gonzalo Higuain në minutën e shtatë, kurse për 2-0 u përkujdes Paulo Dybala në minutën e 41-të.

Higuain e filloi edhe pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutën e 55-të shënoi edhe një herë.

Zonja e Vjetër kishte edhe disa raste deri në fund të takimit, por nuk arriti të tregohet konkrete para portës kundërshtare. Vlen të theksohet se Blerim Xhemaili në këtë takim luajti për 71 minuta.

Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 45 pikë, kurse Bologna në vendin e 15-të me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e kampionëve të Serie A është ndaj Fiorentinës, ndërsa Bologna udhëton te Crotone. /Telegrafi/