Qindra argjentinas kanë protestuar në një mot me shi, duke kërkuar kthimin e më të mirit të botës, Leo Messi që të rikthehet në kombëtaren e Argjentinës.
Messi ka befasuar të gjithë duke u pensionuar nga kombëtarja e Argjentinës pas humbjes nga Kili në finale të Copa America.
“Mendoj se kaq ishte, ka marr fund për mua me kombëtaren”, kishte thënë Messi.
Rikthimin e tij në kombëtares e Argjentinës e kanë kërkuar figura të rëndësishme të këtij vendi, si presidenti, Mauricio Macri, e legjenda Diego Maradona.
Me flamurë të Argjentinës që valëviteshin fansat e lutnin Messin që të rikthehet përsëri të vesh fanellat kaltër e bardhë, transmeton Koha.net.
“Është një thënie që thotë se një Messi lind njëherë në 500 milionë vjet, dhe ne po e shijojmë këtë, duhet të jemi mirënjohës që jetojmë në këtë kohë”, ka thënë fansi Santiago Bordero.
Juan Alberto Salas i emocionuar thotë se, “ai duhet të rikthehet, më falni për emocionet, por ndihem kështu. Për mua, ai është i jashtëzakonshëm, një zot”.
Shumë prej tyre mbanin në duar banera me mbishkrime që shprehnin dashurinë e tyre për Messin.