Telegrafi

Argjentina shtetëzon fondin për pensionet

Ky fond administron rreth 30 miliard dollarë të kursimeve për pensionin.

Ajo tha se teksa vendet e tjera kishin vepruar për të shpëtuar bankat e tyre në këtë krizë globale financiare, Argjentina po pëpiqej të mbronte pensionistët dhe punonëtorët.

"Ne po e marrim këtë vendim në një kontekst ndërkombëtar. Vendet kryesore të G8-ës, sikurse edhe jo vendet që bëjnë pjesë në këtë grup, po marrin masa mbrojtëse ndaj bankave të tyre."

"Ne po bëjmë të njëjtën gjë për punëtorët dhe pensionistët," tha presidentja e Argjentinës.

Plani do t’i kalojë Kongresit, ku koalicioni i presidentes ka edhe shumicën e vendeve.

Kritikët thonë se është një plan cinik i qeverisë për të marrë kontrollin e fondeve të pensioneve e për të kompensuar të ardhurat nga taksat.

Bursa e Buenos Ajresit shënoi rënie me me 11 për qind menjëherë pas bërjes publike të këtij lajmi. /BBC/