Telegrafi

Argjentina ‘shqyen’ Kanadanë

Maxi Rodriguez gjeti dy herë portën kanadeze, në minutat 16 dhe 32, për të vulosur që në fillim fitoren. I kërkuari nga Reali, Angel Di Maria, shënoi për 3-0 dhe pushimin e qetë në fund të pjesës së parë.

Carlos Tevez pas një pasimi të Higuainit e katërfishoi epërsinë (63’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vuri Segio Aguero (71’).

Kjo fitore shton besimin e kombëtares argjentinase para Botërorit, sidomos kur merret parasysh kjo shkelje ndaj Kanadasë, e cila u dërrmua në pothuajse çdo statistikë. /Telegrafi/