Argjentina ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Copa Americas, pasi ka fundosur me rezultat 5-0 Panaman.
Në minutën e shtatë ishte Nicolas Otamendi ai që me asist të Di Marias kaloi në epërsi Albicelestët.
Në minutën e 31-të ishte Godoy ai që u largua nga loja dhe Panama mbeti me një lojtar më pak.
Në pjesën e dytë hyri “ma i madhi n’ven”, Lionel Messi, i cili për 20 minuta të parë të lojës shënoi plot tri gola radhazi.
Golin e fundit në këtë takim në minutën e fundit e realizoi Aguero, shkruan Telegrafi.
Argjentina ka gjashtë pikë në vendin e parë të Grupit D, me tri pikë më shumë se Kili në vendin e dytë dhe Panama që ka po ashtu tri pikë në vendin e tretë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Obz01m0Zyyk