Argjentina ka shtuar epërsinë ndaj Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës, duke udhëhequr tani me rezultat 2-0.
Një pjesë e parë e kontrolluar nga të dyja skuadrat, me presion në mesfushë dhe pak raste.
Por loja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Daniele Orsato tregoi në pikën e bardhë, pasi portieri Dominik Livakovic ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Julian Alvarez.
Nga pika e bardhë ishte Lionel Messi që gjuajti bukur për të shënuar për 1-0.
Pas pesë minutash Argjentina arriti të gjejë sërish golin, pas një aksioni individual të Julian Alveres, që mposhti Livakovicin për 2-0.
https://twitter.com/Araujo4r/status/1602751208405467139
Tashmë ndeshja është hapur dhe pritet të ketë edhe më shumë aksione të bukura, pasi Kroacia nuk do të dorëzohet lehtë. /Telegrafi/