Kombëtarja argjentinase mbetet ende pa trajner, që nga largimi i Tata Martinos.
Pas refuzimit të bërë nga Marcelo Bielsa, që konsiderohej si kandidati numër një për stolin argjentinas, ka ardhur edhe refuzimi i trajnerit Jorge Sampaoli.
Fituesi i Kupës së Amerikës 2015 me Kilin, prej pak kohësh ka firmosur me Sevillan duke marrë vendin e Unai Emeri që shkoi te PSG dhe për këtë nuk ka preferuar ta mbyllë aventurën spanjolle ende pa lindur mirë.
“Mora një telefonatë nga Presidenti i Federatës Argjentinase por do të ishte një mungesë përgjegjësie nga ana ime nëse do të lija Sevillan”, deklaroi Sampaoli.
Me këtë deklaratë, Sampiola ka mbyllur kështu në mënyrë përfundimtare këtë çështje, edhe pse drejtuesit e Federatës Argjentinase besonin se 46-vjeçari do ta kishte të pamundur ti rezistonte joshjes së një kombëtare si La Seleccion.
Pas refuzimit të bërë nga Sampaoli, tani alternativat për stolin e Argjentinës mbetet dy, Ramon Diaz dhe Carlos Bianchi. /Telegrafi/