Argjentina Ramosaj ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes së medieve rozë shqiptare.
Këngëtarja ka organizuar një ndejë të vogël me rastin e përvjetorit të tretë të lindjes së djalit, Noahs.
Por, bukuroshja pas angazhimeve të shumta në koncerte dhe projekte të reja, ka zgjedhur të shijoj rrezet e diellit.
Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të bashkëshortit dhe të birit.
Bukuroshja në disa prej fotografive shfaqet tejet seksi e veshur në sytjene të zeza dhe një fustan të shkurtër ngjyrë kafe dhe mban në duar një kapele.
Theksojmë se dy muaj më parë biondina solli projektin “Sekreti”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ Geek.
Ndryshe, Ramosaj është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/