Telegrafi

Argjentina Ramosaj thotë se është pafundësisht e lumtur (Foto)

Argjentina Ramosaj ka kohë që i është larguar skenës. Angazhimi i saj si nënë dhe si bashkëshorte, ka bërë që këngëtarja të mos jetë shumë produktive në muzikë.

Së fundmi, Ramosaj ka treguar se ndodhet në pushime bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj në Brod të Opojës.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft e freskët dhe në formë.

Në një nga imazhet, Argjentina shfaqet shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj, Dugit.

Sa i përket muzikës, Argjentina mendon të rikthehet shumë shpejt në treg, me një këngë të re, të punuar nga Big Bang Beats./Telegrafi/