Telegrafi

Argjentina Ramosaj sërish në Hollandë (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj fëmijërinë e saj e ka kaluar në Hollandë, gjersa më vonë është kthyer në Kosovë ku edhe ka krijuar karrierën e saj muzikore.

Tashmë janë bërë mbi dy vite që Argjentina nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor te publiku, kjo pasi ajo është bërë nënë dhe i është përkushtuar më shumë jetës familjare.

Së fundmi Argjentina ka treguar përmes rrjeteve të saj sociale se ka shkuar sërish në Hollandë, por kësaj radhe vetëm për vizitë.

Në një nga fotorafitë e publikuara në Instagram, 26 vjeçarja shfaqet mjaft elegante dhe me stil në qendër të Amsterdamit. /Telegrafi/