Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, ka qëndruar e izoluar për muaj me radhë ashtu si të gjithë qytetarët e vendit, shkaku i virusit COVID-19.
Megjithatë, destinacioni për karantinën e saj ka qenë krejt tjetër dhe jo banesa e saj në Prishtinë.
Së bashku me burrin e saj, Dukagjinin, dhe djalin e tyre Noah, familja së bashku po e kalojnë periudhën e karantinës në Bjeshkët e Nemuna.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale përgjatë gjithë këtyre muajve fotografi, nga koha e kaluar në ambientin e gjelbër të pyllit.
Ajo është një adhuruese e natyrës, ndaj dhe të shpeshta janë vizitat e saj në mal edhe kur gjendja e jetës është normale.
Duket se izolimi për disa muaj për të qëndruar të sigurt, e bëri Argjentinën të zgjedhë këtë vend bashkë me dy më të dashurit e saj, për të kaluar një kohë të qetë në këtë periudhë të vështirë. /Telegrafi/