Telegrafi

Argjentina Ramosaj fillon pushimet, këngëtarja publikon imazhe në rrjetet sociale

Edhe pse ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave, ajo vazhdon të jetë temë e mediave rozë shqiptare.

Bëhet fjalë për Argjentina Ramosajn, e cila ka muaj të tërë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor para publikut shqiptar.

Megjithatë, zeshkania po vazhdon të bëj një jetë krejtësisht familjare larg vëmendjes të paparacëve duke shijuar çdo moment të mëmësisë.

Ndryshe kolegeve të saja të estradës që kanë zgjedhur plazhet e huaja, këngëtarja ka shkuar për pushime në Dhërmi të Vlorës.

Ajo po shoqërohet me bashkëshortin dhe të birin teksa kanë publikuar imazhe të ndryshme në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, këngëtarja pritet që të sjell këngë të reja gjatë muajve në vijim para opinionit të gjerë. /Telegrafi/