Site icon Telegrafi

Argjentina publikon një fotografi të veçantë me bashkëshortin (Foto)

Këngëtarja Argjentina Ramosaj nesër (e enjte) pritet të publikojë projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Pse”.

Fansat presin me padurim ‘rikthimin’ e saj, gjersa arsyeja se pse këngëtarja ka pauzuar gjithë këtë kohë ka qenë angazhimi i saj si nënë.

Argjentina ka një jetë të lumtur familjare të cilën nuk heziton ta ndajë me fansat në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Nuk është një përrallë, është klipi i ri nga Argjentina Ramosaj (Foto/Video)

Së fundmi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, një fotografi të realizuar në vitin 2014, ku shfaqet pranë bashkëshortit të saj Dugit në shtratin e tyre.

Ata kanë të realizuar secili nga një tatuazh të simbolit të “Jin Jangut” në duart e tyre, Argjentina njërën pjesë dhe Dugi njërën pjesë, e cila bashkon në njëfarë forme dashurinë e tyre.

Kjo fotografi ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version