Site icon Telegrafi

Argjentina publikon listën, rikthehet Lionel Messi

Lionel Messi. (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images)

Argjentina e ka publikuar listën për dy ndeshjet miqësore me Brazilin dhe Uruguain, ku bie në sy rikthimi i Lionel Messit.

Messi është rikthyer pas dënimit që e mori, pasi kishte deklaruar pas përfundimit të Coppa America se gjykimi ishte në favor të Brazilit.

Nga Seri a janë ftuar emra si Juan Musso, German Pezzella, Rodrigo de Paul, Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala.

Lionel Messi . (Photo by Alexandre Schneider/Getty Images)

Sidoqoftë, ende nuk ka vend për Mauro Icardin, megjithëse te PSG po kalon formë të lartë më shtatë golave ​​në shtatë ndeshje.

Argjentina do të luajë ndaj Brazilit në 14 nëntor, përpara se ta presin Uruguain tri ditë më vonë.


Skuadra e Argjentinës për ndeshjet me Brazilin dhe Uruguain

Agustin Marchesin (Porto), Juan Musso (Udinese), Emiliano Martinez (Arsenal), Esteban Andrada (Boca Juniors); Juan Foyth (Tottenham Hotspur), Renzo Saravia (Porto), Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Marcos Rojo (Manchester United), Walter Kannemann (Gremio), Nicolas Tagliafico (Ajax), Nehuen Perez (Famalicao), Guido Rodriguez (Club America), Giovani Lo Celso (Tottenham Hotspur), Leandro Paredes (Paris Saint-Germain), Nicolas Dominguez (Bologna/Velez Sarsfield), Rodrigo de Paul (Udinese), Marcos Acuna (Sporting CP), Roberto Pereyra (Watford), Lucas Ocampos (Sevilla), Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Lucas Alario (Bayer Leverkusen), Lautaro Martinez (Inter), Paulo Dybala (Juventus).


/Telegrafi/

Exit mobile version